×
  • Lajme
  • Lajme

    Fushata rrëshqet në banalitet, Ali Ahmeti inskenon se po e bën Kryeparlamentar Zijadin Selen në një hotel

    Insajderi
    19 April 2024 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fushata parazgjedhore e Ali Ahmetit të BDI-së ka rrëshqitur në banalitet.

    Gjatë ditës së djeshme, burra e gra të kësaj partie ishin mbledhur në një hotel të Maqedonisë së Veriut për ta “zgjedhur” Zijadin Selën kryetar të Kuvendit, shkruan Insajderi.

    Seanca e improvizuar u udhëhoq nga Ahmeti.

    “Konstatoj se me 120 “për”, deputeti Ziadin Sela është zgjedhur kryetar i Kuvendit të RMV-së. Më lejoni që në emrin tuaj dhe në emrin tim, deputetit Ziadin Sela të ia uroj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të RMV-së dhe i uroj suksese në punë”, tha Ahmeti dhe pas kësaj pasuan duartrokitjet.

    VIDEO:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark