×
  • Lajme
  • Insajderi

    Fushatë për t’ia bërë report në Instagram- Qytetarët e Kosovës mobilizohen kundër budallait francez

    Insajderi
    02 November 2022 - 12:06

    Qytetarët e Kosovës janë mobilizuar për t’i bërë “report” për informim të rrejshëm  eurodeputetit të Parlamentit Evropian nga Franca, Nicolas Bay.

    Sipas tyre, ai është duke shpërndarë informacione të rrejshme për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj, shkruan Gazeta Insajderi.

     Nicolas Bay është duke qëndruar për vizitë në Kosovë. Gjatë vizitës së tij ai ka shpërndarë propagandë karshi Kosovës duke përdorur gjuhë jo korrekte. Përmes disa postimeve në Twitter e Instagram po shpërfaqë një urrejtje ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ai po i quan shtet islamik e të udhëhequr nga mafia shqiptare.

    Në një postim të tijin në Instagram ai ka shkruar edhe: Kosova është Serbi.

    Kjo ka revoltuar shumë kosovarët.

    Eurodeputeti francez ka bërë propagandë të vazhdueshme në Twitter kundër Republikës së Kosovës, duke e cilësuar si Kosovën si vend të pushtuar nga shqiptarët myslimanë.

    Një tjetër propagandë e tij është edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    Nga Ura e Ibrit, Bay postoi një fotografi me disa persona, të cilën ai tha se kanë luftuar në luftën e Kosovës, duke e quajtur UÇK-në “terroriste”.

    Nga Mitrovica, Bay lëshoi edhe një video, duke theksuar se mbi urën e Ibrit, “serbët e krishterë mbrojtën territorin e tyre kundër sulmeve të terroristëve shqiptarë të UÇK-së.”

    Bey e vizitoi edhe Prizrenin. Për të tha se është “ish-qytet i mbretërve të Serbisë, sot është i pushtuar nga Shqiptarët myslimanë”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark