Fushë Kosova e ka shënuar fitoren e parë në elitën e futbollit kosovar duke triumfuar kundër Gjilanit.
“Pampurat” triumfuan ndaj Gjilanit me rezultat të pastër 2:0 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Dy golat e fitores për Fushë Kosovën i ka realizuar sulmuesi Urim Statovci.
Ky takim ishte i vlefshëm për javën e parë kampionale por e njëjta ishte shtyrë me vendim të FFK-së.
Fushë Kosova me këtë fitore shkon në kuotën e pesë pikëve dhe zë vendin e fundit në renditjen tabelore.
Në anën tjetër Gjilani i Gentjan Mezanit ka tetë pikë dhe renditet në pozitën e tettë të klasifikimit.