×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Fushë Kosovë – 16 persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e tymit nga djegia e banesës

    Insajderi
    30 September 2023 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    16 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit, pasi një banesë në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri, raporton Express.

    Policia ka bërë me dije se tre prej tyre janë dërguar dhe në QKUK për tretman.

    “Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë  29.09.2023 – 12:12. Është raportuar se për shkaqe të panjohura nga zjarri është përfshi banesa pronë e viktimës mashkull kosovar e cila gjendet në katin e 5 të objektit banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, eksperti i zjarreve dhe auto-ambulanca. Si pasojë e zjarrit disa banorë janë evakuuar nga objekti banesor, ndërsa si pasojë e tymit 12 qytetarë, dy zyrtarë policorë dhe dy zjarrfikës kanë pranuar tretman mjekësor, ku tre prej qytetarëve janë dërguar edhe në QKUK dhe pas tretmanit janë liruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark