Ka vdekur ish-anësori i Ajax-it, Jody Lukoki në moshën 29 vjeçare.
Burimet afër klubit afrikan, Congo DR kanë njoftuar për vdekjen e Lukoki e që arsyet ende nuk dihen.
Ai ka zhvilluar karrierën në Holandë, Bullgari dhe Turqi përpara se të vdiste në moshën 29 vjeçare.
Lukoki bëri debutimin e tij në Ajax në vitin 2011, duke bërë kështu 39 paraqitje për gjigantët holandez.
Gjatë asaj kohe ai arriti të fitonte tre tituj të Eredivise, por nuk arriti të siguronte një vend startues.
Pastaj kaloi një sezon në huazim te ekipi tjetër holandez Cambuur, përpara se të transferohej në PEC Zwolle përgjithmonë një vit më vonë.
Pas kësaj, ai kishte kaluar kohë në Bullgari me Ludogorets dhe kishte fituar katër tituj të ligës.
Më pas në vitin 2020 ai kaloi te skuadra turke Malatya Belediyespor, përpara se të kthehej në Holandë te Twente vitin e kaluar.
Kontrata e tij u ndërpre në shkurt me ekipin holandez pasi dyshohet se kishte abuzuar me të dashurën e tij, sipas NOS.
Ish-skuadrat e lojtarit shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.
Drejtori teknik i Twente, Jan Streur: “Është e pabesueshme. Në këtë moshë të re. Sa e trishtuar”.
Ndërsa Malatya Belediyespor: “Me pikëllim mësuam lajmin se ndërroi jetë Jody Lukoki, i cili djersiti fanellën e klubit tonë në sezonin 2020 – 2021 të Superligës. Ngushëllimet tona familjes dhe komunitetit të tij”.
Lukoki përfaqësoi Holandën në nivel të të rinjve.