Policia në qytetin bullgar, Montana ka arrestuar një futbollist 31-vjeçar për shkak se i njejti po voziste nën ndikimin e lëndëve narkotike.
“Konkurent” raporton se futbollisti në fjalë është Stefan Hristov.
Ai po ngiste një Mercedes E270, kur u ndalua nga policia dhe ai rezultoi pozitiv për kokainë.
Një kavanoz me kokainë u gjet gjatë një kontrolle në dhomën e hotelit ku ai po qëndronte.
Ndaj tij, është ngritur kallëzim penal.
Hristov ka luajtur për skuadrat si Tsarsko Selo, Danube, Spartak Pleven, etj.