×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Futbollisti i Man Cityt po mbahet në një nga burgjet më të dhunshme në Angli

    Insajderi
    18 November 2021 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burgu ku mbahet futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është një nga më të tmerrshmet në Angli.

    Në burgun e “HMP Altocourse” në qytetin e Liverpoolit ndodhin rreth 30 sulme në muaj nga banda të ndryshme që ndodhen brenda saj, zbulon TheSun.

    Mendy, 27-vjeç, është në burg që nga muaji gusht kur u akuzua për dy raste të përdhunimit.

    Me kohë, për Mendyn kanë ardhur edhe katër akuza të tjera për përdhunim, duke shkuar në gjashtë gjithsej për sulm seksual.

    Ndërsa tani mediat angleze kanë zbuluar se në burgun ku po mbahet francezi ka pasur gati 340 sulme të të burgosurve në vitin e fundit, pavarësisht se të burgosurit u mbyllën për shumicën e ditës gjatë pandemisë.

    Të burgosurit e tjerë të burgut ku po qëndron Mendy sulmojnë njëri-tjetrin me armë të improvizuara, duke përfshirë brisqe të fshehura brenda furçave të dhëmbëve.

    Benjamin Mendy është pjesë e Manchester Cityt nga viti 2017 dhe ka kontratë deri më 2023.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark