Një futbollist që luan në Premier Ligë është arrestuar nga policia britanike pasi dyshohet për përdhunim ndaj një vajze.
Gjatë orëve të fundit, policia ka zbuluar dhe disa detaje të reja, të cilat tregojnë se kur dhe ku ka ndodhur kjo ngjarje.
Siç bëhet me dije nga mediat britanike, futbollisti ka qenë me pushime në brigjet e detit Mesdhe muajin e kaluar dhe thuhet se pikërisht në këtë vend dhe në këtë kohë kjo ngjarje ka ndodhur.
Një ditë më parë, mediat zbuluan se ky futbollist është 29 vjeç dhe jeton në Londrën veriore dhe arrestimi është kryer në orën 16:00 (15:00 me atë angleze), kohë kur lojtarët përfundojnë stërvitjen me skuadrat e tyre.
Mediat ende nuk e kanë zbuluar emrin e lojtarit, pasi policia nuk e lejon ende.
Nga aludimet e shumta, fansat mendojnë se ky futbollist luan për Arsenalin ose Totenhemin, pasi të dyja këto dy klube, bazën e tyre e kanë në Londrën veriore.