Përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi një ndeshje tejet të rëndësishme në mesjavë kundër ish-kampionit të Evropës dhe botës, Spanjës.
“Dardanët” në Prishtinë e pritën Spanjën, nga e cila u mposhtën 0:2.
Para ndeshjes, futbollisti i Spanjës, Aymeric Laporte e kishte shënuar një eurogol në stadiumin “Fadil Vokrri” në stërvitje.
Këtë moment tashmë e ka publikuar edhe faqja e famshme e futbollit, “433”.
Megjithatë, në përshkrimin e lokacionit, kjo faqe ka shkruar: “Sevila, Spanjë”, dhe jo: “Prishtinë, Kosovë”.
Natyrisht, një gjë e tillë ka nxitur komente në hapësirën e dedikuar për komente në “Instagram”.