Sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani, është bërë baba për herë të parë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë futbollisti së bashku me bashkëshorten e tij, Diellza Ferati, të cilët kanë mirëpritur në këtë jetë djalin e tyre, Tor.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan: “Falënderimi i takon All-llahut që sot na beko me një djalë! Mirë se erdhe Tor Hasani”.
Sulmuesi i kërkoi leje Tiranës që të ishte pranë bashkëshortes së tij në këtë moment të veçantë të jetës dhe ditën e nesërme do të bashkohet me skuadrën për tu bërë gati për sfidën e kthimit me Zrinjskin në Bosnje.