×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti shqiptar refuzon Shqipërinë: Dua të luaj për Greqinë

    Insajderi
    08 November 2022 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Andreas Ndoji zgjedh përfundimisht Greqinë, duke refuzuar zyrtarisht Kombëtaren shqiptare. Djaloshi shqiptar është një nga talentet e shumta të piketuara nga stafet e ekipeve zinxhirë në Kombëtaren kuqezi.

    Mesfushori shkodran është kthyer të bëjë protagonistin tek ekipi i tij Olimpiakosit, madje duke zbritur si titullar në dy ndeshje të Europa League.

    Me paraqitjet e tij, mesfushori 19-vjeçar tërhoqi edhe vëmendjen e trajnerit Edy Reja, i cili vendosi ta grumbullojë për dy miqësoret në muajin nëntor kundër Italisë dhe Armenisë.

    Ndryshe nga se pritej, sipas “BalkanËeb”, Ndoj ka refuzuar në mënyrë të prerë ftesën e bërë nga tekniku italian, duke kërkuar të lirohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

    Me anë të një e-mail dërguar drejtorit të ekipeve kombëtare, Dritan Babamusta, dhe menaxherit te Kombëtares U-21, Denis Lilo, Ndoji ka bërë të qartë se dëshira e tij është të vazhdojë me federatën greke.

    Kujtojmë që vetëm pak kohë me parë, Ndoj ishte pjesë e përfaqësueses U-21, në dy ndeshjet kundër Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut. Më herët ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U-17.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark