×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Fyese për viktimat”, flet dëshmitari që grupi i Ivanoviqit ia vranë nënën

    Insajderi
    17 January 2023 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nerimane Xhaka ishte një nga shqiptarët e vrarë më 3-4 shkurt të vitit 2000 në Mitrovicë nga grupi kriminal serb në krye me Oliver Ivanoviç. Zyrtarët policorë të UNMIK-ut, si të dyshuar kryesor për vrasjen e Xhakë e akuzuan ish-kreun e KNS-së në veri, Oliver Ivanoviq. Njeriun që sot kryeministri Kurti e vlerësoi si një person të përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij.

    Deklarata e Kurtit ka bërë që të reagojnë edhe familjar të së vrarës Nermine Xhakës. Djali i saj, Ilhan Xhaka tha për Insajderin se deklarata e Kurtit është fyese për viktimat e luftës dhe familjarët e tyre.

    E po ashtu edhe ndaj qytetarëve të Mitrovicës.

    “Oliver Ivanoviq ka qenë pjesëmarrës në grupin e kriminelëve që më kanë vrarë nënën time. Deklaratën e kryeministrit e kemi pa si fyese ndaj viktimave ,familjareve dhe fyese edhe ndaj qytetarëve te Mitrovicës kur dihet se qe 24 vite ne nuk gëzojmë liri. Jemi refugjate ne qytetin tone nuk kemi asnjë privilegj nga shteti”, deklaroi ai për Insajderin.

    Ai ka kritikuar Kurtin për deklaratën e bërë, duke thënë se më mirë është t’u gjendet një zgjidhje familjarëve të viktimave që kanë përjetuar tmerr në Mitrovicë gjatë viteve 2000 e jo të dal dhe të shfaq dhimbje për një kriminel.

    Është kërkuar qe familjet qe kanë pësu në atë natë tmerrin t’i gjendet një zgjidhje, s’ka zgjidhje jo vetëm familjareve te viktimave po krejt qytetarëve te veriut qe jetojnë me qera qe 23 vjet e jo me dal e me shfaqe dhimbje pse e kanë vra një kriminel”, tha Xhaka.

    Si pjesëmarrës në krimet kundër shqiptarëve më 1999 dhe 2000 Oliver Ivanoviqi përmendet edhe në dosjet e KFOR-it dhe të UNMIK-ut. Në dokumente të KFOR-it, Ivanoviq portretizohet si kriminel dhe lider i moderuar.

    Në sulmet ndaj popullatës shqiptare më 3-4 shkurt të vitit 2000 janë vrarë: Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka, Remzie Canhasi, Nezir dhe Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi dhe Selime Berisha.

    Ish-lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, u vra me 6 plumba pesë vite më parë para zyrave të tij në veri të Mitrovicës. Të hënën, kryeministri Albin Kurti i thuri elozhe ish-politikanit serb. Shefi i qeverisë e vlerësoi Ivanoviqin si një person të përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark