×
  • Sport
  • Sport

    ‘Fytyra me shqiponjë’, tifozi unik i Kombëtares me origjinë nga Struga merr pasaportën shqiptare

    Insajderi
    12 October 2023 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emrin e ka Besmir Limani, por për tifozët dhe adhuruesit e Kombëtares ai njihet si “fytyra me shqiponjë”.

    Tifozi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, por që jeton në Zvicër, Besmir Limani, i njohur si “fytyra me shqiponjë” është pajisur së fundmi me  pasaportë të Shqipërisë.

    Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Besmiri përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale.

    Fytyra e tij e pikturuar me shqiponjë  dhe përkrahja e Kombëtares në shkallët e stadiumit  prej vitesh  është prezent edhe në media, si brenda dhe jashtë vendit.

    Ai ka afro 40 ndeshje të Kombëtares që i ka ndjekur nëpër stadiume të ndryshme të Europës, ku padyshim simbol mbetet fytyra e tij e pikturuar ku mbizotëron e kuqja e flamurit dhe shqiponja e zezë . Mbështetja unike ndaj Kombëtares i është shpërblyer Besmir Limanit, pasi tashmë ka edhe pasaportën shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark