Bologna ka kaluar në avantazh 2:1, duke e përmbysur rezultatin në takimn e shtyrë me Interin.
Nicola Sansone ka realizuar për Bolognën kur kanë mbetur edhe tetë minuta deri në fund të takimit.
Sansone shfrytëzoi një gabim të rëndë nga portieri i Interit, Radu.
Kjo ndeshje i takoi javës së 20-të në elitën e futbollit italian, por ishte shtyrë për shkak të rasteve të shumta me koronavirus te Bologna.