×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Gabim ta kanë shkru fjalimin” – përplasje në Komision mes deputetes së AAK-së me atë të VV-së

    Insajderi
    27 February 2024 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një përplasje ka ndodhur sot mes deputetit të Vetëvendosje, Halil Thaçi dhe deputetes së AAK-së, Albana në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

    Përplasja ndodhi pasi deputeti Thaçi u shpreh se target i opozitës që nga fillimi i mandatit, derisa përmendi shit-blerjen e tokave të shtetit.

    “Pas atyre ofendimeve fyerjeve të pabaza, sikur unë të isha ministër, nuk do të isha ardh në këtë Komision. Po shihet që vazhdimisht nga fillimi i mandatit ka qenë target opozitës dhe disa mediave z.Ministri Liburn Aliut. Krejt kjo po ndodhë se dikush është mësuar që të blejnë tokë nga shteti me 50 euro arin e ta shesin me 5 mijë euro arin”, tha Thaçi.

    Aty i ndërhyu Bytyqi, e cila i tha se gabim ia kanë shkruar fjalimin.

    “Gabim ta kanë shkru fjalimin, mos e lexo këta po duhesh me fol ata çka ti e mendon. Gabim e ki të shkrume. Të kisha thanë me e çu dorën e me votu raportin, mos u bë dallavergji”, tha Bytyqi.

    Më pas Thaçi, iu drejtua duke i thënë “E di Albanë, e keni pikë të dobët këtë çështjen e pronës..”, derisa përmendi edhe rastin e 53 milionë eurove për të cilin rast është dënuar ish-ministri Pal Lekaj.

    “I kuptoj se nuk ka ma skandale me 53 milionë euro…”, tha Thaçi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark