×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Gabim teknik”, Qeveria thotë se s’ka vendim për uljen e pensionit për mësimdhënësit

    Insajderi
    17 January 2024 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk ka marr asnjë vendim për uljen e vlerës së pensionit për punëtorët e arsimit që kanë punuar gjatë viteve ‘90, por e gjitha ka ndodhur një gabim teknik.

    Zyrtarët e Qeverisë kanë shpjeguar se gjatë shpërndarjes së mjeteve për këtë kategori pensionistësh, “janë paraqitur disa probleme teknike, të cilat me t’u evidentuar janë përmirësuar menjëherë”.

    Gjatë ditës së martë, më 16 janar, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka marrë një numër ankesash nga degat e saj nëpër komunat e Kosovës, si dhe nga pensionistët, ish-mësimdhënës gjatë viteve ’90, se në muajin janar, pensionet e dedikuara për këtë kategori, kanë qenë më të ulëta rreth 25 për qind, në krahasim me muajt e kaluar.

    Një ankesë të tillë e ka shprehur edhe Brahim Peli nga Novosella, komuna e Pejës, i cili gëzon të drejtën ligjore për pensionin e mësimdhënësit gjatë viteve ‘90.

    Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në muajt e kaluar ka marrë pensionin në vlerë prej 102 eurosh, ndërkaq në janarin e këtij viti vlera e pensionit ka qenë 77 euro.

    “Në këtë muaj, e pashë se ishin 25 euro më pak. Shkova në entin social dhe më thanë se nuk kanë asnjë lloj konfirmimi (lidhur me uljen e vlerës së pensioneve) dhe se edhe disa të tjerë janë ankuar”, ka thënë Peli.

    Sipas tij, edhe ish-kolegët kanë pasur problem të njëjtë dhe disa prej tyre i janë drejtuar sindikalistëve të arsimit në Pejë.

    “Të gjithë ata të pensionuar që janë duke e gëzuar këtë shtesë (pensioni për mësimdhënësit e viteve ’90) kanë ardhur dhe janë ankuar tek unë. Por, ne nuk kemi forcë që mund ta ndryshojmë këtë gjë”, ka thënë Isuf Lajçi, përfaqësues i SBASHK-ut në Pejë.

    Nga selia e SBASHK-ut në Prishtinë kanë thënë se ankesa ka pasur në të gjitha komunat e pensionistëve se, ish-mësimdhënësve të viteve ’90, u janë ndarë pensione më të ulëta për 25 për qind.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark