×
Show / Fashion

Gabimet e mëdha që i bëni gjatë pastrimit të rrobave

Insajderi
24 July 2019 - 15:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Që nga shpikja e makinës larëse në vitin 1900, procesi i pastrimit të rrobave është bërë shumë i shpejtë dhe i lehtë.

Sido që të jetë ende bëjmë disa gabime kur pastrojmë rrobat tona, madje edhe ato që ne i favorizojmë më shumë, raporton “Bright Side”.

Andaj këtu gjeni disa nga këto gabime, që duhet të i keni parasysh dhe mundoheni të mos i përsëritni ato.

Mos përdorimi i i detergjentit antibakterial

Nëse një anëtarë i familjes ka qenë i sëmurë me grip, apo diçka tjetër, vetëm një larje e rrobave nuk mjafton. Duhet të siguroheni që keni përdorur detergjent antibatkerial.

Mos pastrimi i makinës larëse

Shumica prej nesh mund të mos e kemi bërë këtë, por larja e makinës elektrike është tejet e rëndësishme. Këshillohet se pas çdo larje të rrobave të pastrohet edhe makina larëse. Nëse nuk keni kohë, siguroheni që ta pastroni atë 1 herë në muaj.

Ngarkimi i tepër i makinës

Një makinë mund të duket e madhe dhe që mund të zë shumë rroba. Mirëpo. Eksperët rekomandojnë që te leni pak hapësirë, për çdo makinë.

Injorimi i udhëzimeve për larje

Ndonjëherë në rroba është e shkruar që të lahet me kujdes. Mirëpo, shumica prej nesh nuk i lexojmë udhëzimet dhe përfundojmë me rroba të shkatërruara.

Veshja e rrobave të reja pa i pastruar asnjëherë

Rrobat e reja zakonisht lëshojnë ngjyrë, por nuk e vëreni. Andaj është mirë të i pastroni së bashku me ngjyra të ngjashme dhe pastaj të i veshni.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark