×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Gabimi që bën pothuajse çdo çift gjatë seksit

    Insajderi
    26 November 2020 - 15:08

    Nëse flasim për gabimet gjatë marrëdhënieve seksuale, mund të mendoni se lidhet me “teknikat” apo pozicionet e gabuara, shkruan “IconStyle”. Në fakt ajo që është më problematike është komunikimi i pamjaftueshëm në shtrat. Bashkë me komunikimin nënkuptohen edhe reagimet, si dhe dëshirat e partnerëve tanë, transmeton lajmi.net. Shpesh gjatë aktit seksual injorohet dëshira e partnerit […]

    Nëse flasim për gabimet gjatë marrëdhënieve seksuale, mund të mendoni se lidhet me “teknikat” apo pozicionet e gabuara, shkruan “IconStyle”.

    Në fakt ajo që është më problematike është komunikimi i pamjaftueshëm në shtrat. Bashkë me komunikimin nënkuptohen edhe reagimet, si dhe dëshirat e partnerëve tanë, transmeton lajmi.net.

    Shpesh gjatë aktit seksual injorohet dëshira e partnerit dhe kështu e tërë marrëdhënia rezulton në eksperiencë negative.

    Sipas studimeve, sa i përket marrëdhënieve seksuale, shumica e femrave ankohen për meshkujt se ata tentojnë të “imitojnë” skena nga filmat erotikë, që në shumicën e rasteve, janë pothuajse të pavërteta në jetën reale.

    Edhe pse shumica e njerëzve, mendojnë se gjatë marrëdhënieve seksuale nuk duhet të ketë vend për bisedë dhe komunikim, por shumë terapistë seksualë nuk pajtohen me këtë, për të vetmen arsye se komunikimi është mëse i rëndësishëm gjatë seksit.

    Si mund të dini kërkesat dhe dëshirat e partnerit nëse nuk flisni me njëri-tjetrin, duhet vazhdimisht t’ia tregoni se çfarë dëshironi dhe anasjelltas. Për kënaqësi maksimale është i nevojshëm komunikimi i ndërsjellët dhe i hapur në çdo kohë. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark