Layane Dias shpoi hundën në korrik të vitit të kaluar, kur ajo ishte 20 vjeç dhe tha se vendi i shpimit rridhte gjak dhe ishte i fryrë në atë periudhë, por mendonte se kjo nuk do t’i shkaktonte problem në shëndetin e saj, transmeton lajmi.net.
Në fillim, ajo mendonte se infeksioni i kishte kaluar, por që e çoi në ethe dhe, pasi iu larguan, adoleshentja filloi të ndjejë dhimbje të rënda në këmbë.
Dhimbja në këtë zonë u shndërrua shpejt në mpiksje të gjymtyrëve, gjë që e pengonte që të ecte.
Mjekët thuhet se po përpiqen të japin një diagnozë të saktë derisa zbuluan bakteren ‘Staphylococcus aureus’ në gjakun e saj.
Sido që të jetë, mjekët po bëjnë thirrje që paraprakisht të bëni një kontroll të përgjithshëm të trupit tek profesionistët shëndetësor, përpara se të shponi ndonjë pjesë të trupit.