×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gabimi që ndodhi dje me Projektligjin për Trustin

    Insajderi
    08 December 2022 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një keqkuptim ndodhi dje në një mbledhje të Komisionit për Buxhet dhe Financa. Fillimisht u tha se Projektligji për Trustin ka kaluar, e pak më vonë doli se diçka ishte gabim.

    Në Komisionin për Buxhet u tha se u miratua në parim Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës, përmes të cilës mundësohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve nga Trusti.

    Miratimi i këtij projektligji u tha se është bërë me 4 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenime.

    Por, disa orë më pas, përkundër që në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa ishte konstatuar votimi në parim i Projektligjit që mundëson tërheqjen e mjeteve të Trustit, kryetari i KomisionitArmend Muja tha se në bazë të Rregullores së re të Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar ky projektligj.

    Deputeti Muja në mbledhjen e radhës të këtij komisioni që po mbahej më pas, tha se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për Trustin. Sipas tij, do të duhej të ishin 5 vota për, jo katër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark