×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gabriel Escobar takon Ali Ahmetin dhe Bujar Osmani pas takimit në Ohër

    Insajderi
    18 March 2023 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas përfundimit të bisedimeve mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër, është parë me ministrin e Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

    Escobar ka qëndruar si lehtësues i dialogut i cili zgjati më shumë se dhjetë orë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak, shkruan KP.

    Escobar aktualisht është duke u takuar edhe me kryetarin e BDI-së, ALi Ahmeti. Ndërkohë, gjatë pauzave bëhet e ditur se ka takuar Kurtin dhe Vuçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark