×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Gabriel Garcia Marquez: “Drama e zhgënjimit”- minitregim

    Insajderi
    16 July 2023 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    …një burrë, i zhgënjyer nga jeta, u hodh në rrugë që nga kati i dhjetë dhe, teksa binte poshtë, pa nga dritaret intimitetin e fqinjëve, tragjeditë e vogla familjare, dashuritë e fshehta, çastet e shkurtra të lumturisë… të gjitha këto, edhe pse ndodhnin brenda pallatit, ai nuk i dinte, sepse, asnjë lajm për to, nuk kishte arritur kurrë deri te shkallët e përbashkëta, kështu që, në çastin e përplasjes fatale në trotuar, mendimi i tij për botën kishte ndryshuar plotësisht dhe kishte arritur në përfundimin se ajo jetë që po braktiste, përgjithmonë, nga dera e rreme, ia vlente të jetohej.

    Përktheu: Bajram Karabolli

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark