Ole Gunar Solskjaer është rikthyer të flasë për periudhën e tij si trajner i Manchester United. Në një intervistë për The Athletic, norvegjezi theksoi se Djajtë e Kuq gabuan me rikthimin e Cristiano Ronaldos në Angli ndërsa shtoi se lojtarët që kishte në organikë ishin shumë egoist.
“Ishte pak e vështirë të refuzoje rikthimin e një personazhi si Cristiano Ronaldo. Ndjesia ishte se duhej ta transferonim, por doli që ishte vendimi i gabuar. Çdo gjë dukej në rregull kur e transferuam në fillim dhe tifozët ishin të lumtur.
Shënoi dy gola në një ndeshje ndaj Neëcastle, ai ishte ende një nga sulmuesit më të mirë në botë. Dukej shumë i fortë, por pastaj gjithçka shkoi keq. Kur punon si grup, të gjithë duhet të ecin në të njëjtin drejtim. Por, pastaj që disa lojtarë ishin shumë egoist”, u shpreh Solskjaer.