Lady Gaga është duke punuar prej një kohe të gjatë për albumin e katërt solo, dhe derisa adhuruesit e saj kanë filluar të bëhen të padurueshëm, ajo i ka porositur ata që të presin edhe pak “sepse ja vlen.”
Ajo ka treguar se është duke punuar çdo ditë me regjistrimet dhe do të përfundojë një ditë, pa zbuluar datën e hedhjes në treg.
Megjithatë, artistja ka zbuluar se është shumë e emocionuar dhe ndjehet sikur kjo është hera e parë që kalon kohën me këngët e saj, pasi për disa vjet i është dashur të merret me shumë gjëra, vetëm për të kënaqur njerëzit rreth saj, njofton Billboard.
Sidoqoftë, Lady Gaga ka premtuar se pritja e gjatë do t’ju shpërblehet edhe fansave./Insajderi