Ferizaji, sot foliu me zërin e fitores së madhe të Partisë Demokratike të Kosovës, me 14 shkurt në zgjedhjet parlamentare.
Kështu, thotë kandidatja e PDK-së për deputete, Adelina Grainca, e cila vjen nga kjo komunë.
Sipas saj, në planin e PDK-së për Rimëkëmbje janë përfshirë të gjitha nevojat që kanë qytetarët e Kosovës.
“Sot, Ferizaj foli me zërin e fitores së madhe të PDK-së me 14 shkurt. Plani për rimëkëmbje është plani për një Kosovë të zhvilluar. Kryeministri në ardhje Enver Hoxhaj edhe një herë u zotua para qytetarëve të Ferizajt se plani për Rimëkëmbje është rruga që i duhet vendit. Në planin e PDK-së për Rimëkëmbje janë përfshirë të gjitha nevojat që kanë qytetarët e Kosovës”.
“Si kandidate për deputetete, isha shumë e nderuar që pata rastin të takoj shumë mbështetës të PDK-së dhe qytetarë që të vetmen adresë për Rimëkëmbje e kanë PDK-në. Faleminderit Ferizaj! #PDK134, #HoxhajKryeministër1, #AdelinaGrainca99, #Rimëkëmbje”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook. Insajderi.org