×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    ‘Games of Thrones’, reklama më e mirë për Irlandën

    Insajderi
    12 April 2019 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ekspozitë është hapur në Belfast të Irlandës, dedikuar kostumeve, gjithçkaje të përdorur në set si edhe atyre vendeve irlandezo-veriore që shfaqen në xhirimet e “Game of Thrones”

    “Historia e errët e këtij vendi  po shpaloset. Ky vend po lulëzon. Dhe që ne të kemi këtë show këtu dhe të jemi pjesë e këtij tranzicioni”, tha Liam Cunningham, aktor i Game of Thrones.

    Me suksesin e madh të filmit, në të gjithë botën, zyrtarët lokalë thonë se po ndihmohet edhe në transformimin e imazhit të vendit në botë. Në shumë mënyra, filmi po bën një reklamë të pashoqe për Irlandën e Veriut dhe po ndikon në mënyra të ndryshme.

    “Filmi ka bërë që të rritet numri i vizitorëve në vendin tonë dhe sigurisht, kjo do të thotë që njerëzit shpenzojnë më shumë para këtu, hapen vende të reja pune, pra kemi përfitime shumë domethënëse nga këndvështrimi ekonomik”, u shpreh John McGrillen, chief executive of Tourism Northern Ireland.

    Edhe  pak ditë shumëkush do të ulet para televizorit, monitorit të kompjuterit apo ekraneve të laptopëve për të parë premierën e sezonit final të Game of Thrones, një serial që ka tërhequr vëmendjen e miliona shikuesve nga e gjithë botë. Dhe në këtë sezon të fundit, sigurisht që padurimi është akoma më i madh, dhe surprizat po ashtu.

    Filmi është xhiruar në Belfast dhe ka edhe skena të filmuara në vende të tjera të Irlandës së Veriut, por edhe në Kanada, Kroaci, Islandë, Maltë, Marok, Skoci, Spanjë dhe SHBA.

    ‘Game of Thrones’ ka tërhequr shifra rekord shikuesish në HBO dhe ka një bazë të gjerë fansash në të gjithë botën.

    https://youtu.be/eNrI1LeLLas

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark