Njëri prej trajnerëve më të vlerësuar në vend, Gani Sejdiu, ka marrë drejtimin e klubit nga Banja e Pejës, Phoenix.
Kjo skuadër luan në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Sejdiu për pak kohë drejtoi Vëllaznimin e Gjakovës në fillim të këtij edicioni, ndërsa më herët ka punuar në skuadra të shumta si Trepça ’89, Trepça, Drenica, Feronikeli, Ballkani, Besa. Me Trepçën dhe Feronikelin ka fituar tituj të kampionit.
Phoenixi garon në Grupin A, ndërsa mban vendin e katërt. Është në garë për promovim në Superligë. “Klubi ynë gjithë punën dhe përpjekjet për inkuadrimin në elitën e futbollit kosovarë ia beson trajnerit Gani Sejdiu”, ka njoftuar klubi me synime të mëdha.