×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gashi, buxhet i mjerimit: Qeveria nuk përfshiu në as riparimin e protezave të invalidëve të luftës

    Insajderi
    14 December 2023 - 23:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, e ka quajtur buxhet të regresit dhe jo të zhvillimit, miratimin e buxhetit për vitin 2024.

    Deputeti Gashi tha se në këtë buxhet nuk u dha mundësia të përfshihet pjesa për protezat e invalidëve të luftës, riparimi i tyre.

    “Kjo qeveri është e papërgjegjshme, nuk ka propozuar një buxhet zhvillimor, nuk pranoi asnjë propozim që buxheti të përmirësohet. Kjo qeveri ka për qëllim dënimin e komunave ku ata nuk qeverisin”, thotë Gashi.

    “Buxhet i regresit dhe assesi i zhvillimit”, shprehet ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark