×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gashi: Ka pasur vizita private të serbëve në Prekaz, nuk janë bërë publike

    Insajderi
    19 January 2024 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milazim Gashi, ish-zv.ministër për Komunitete, duke e komentuar vizitën e avokatit serb, Çedomir Stojkoviq, në varrezat e Jasharëve, tha se ai dhe klienti i tij Sanduloviq nuk janë serbët e vetëm që i kanë vizituar varrezat në Prekaz.

    Gashi, në “Five”, tha se ka pasur disa serbë të cilët kanë bërë homazhe në Prekaz, por në mënyrë private e jopublike.

    Ai tha se duhet parë me dyshime këto vizita të serbëve për të bërë homazhe në Prekaz, derisa shtoi se vizita e avokatit serb është lojë taktike e Serbisë.

    “Më shumë e shoh një lojë diplomatike për t’u paraqitur para ndërkombëtarëve që një pjesë e komunitetit serb nuk pajtohet me dhunën në Serbi. Vuciq edhe në zgjedhje i manipuloj… Serbia di me taktizu kësi veprimesh, duhet të jemi syhapur, mund të ketë pasoja, mund të ketë ndërhyrje nga qarqet e Serbisë. Nuk guxojmë të flejmë për shkak të vizitave në Prekaz, ka pasur edhe vizita private jopublike në Prekaz, nuk janë bërë publike. Dalja publike në këtë pikë e shoh me një formë një plus i vogël, kurse në aspektin strategjik sepse paraqet platformë pozitive”, tha ai.

    Ndërkaq, avokati Tomë Gashi tha se nuk pajtohet me ish-zëvendësministrin Milazim Gashi. Ai tha se avokati serb nuk është zyrtar i lartë në Serbi, dhe se kjo vizitë nuk mund të sjellë dobi për Serbinë në arenën ndërkombëtare.

    “Nëse do të ishte zyrtar i lartë, isha pajtuar me Milazimin, por as Stojkoviq si avokat i Sanduloviqit, i cili ishte kryetar i një partie opozitare u përkul para varrezave, pastaj e pësoi tepër rënd nga shërbimi sekret serb… Përvec që është rrahur brutalisht, ka qenë faktikisht më e rënda që ndaj tij është inicuar vepër e rëndë penale, kinse po i shkatërron raportet”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark