Mbështetja për Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdon të zgjerohet në të gjitha lagjet e Prishtinës.
Sot, banorët e lagjës Kalabria në Prishtinë kanë shprehur përkrahjen që do t’ia japin LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi, ka thënë se Kalabria është organizuar në përkrahje të LDK-së.
“Lagja Kalabria ne Prishtine e organizuar dhe ne perkrahje te LDK-se”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook. Insajderi.org