×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gashi nga AVONET: Disa aktivitete të KEK-ut janë të dyshimta – Kurti ishte në dijeni

    Insajderi
    20 April 2023 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori ekzekutiv i rrjetit të OJQ-ve, AVONET, Kenan Gashi, deklaratat e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i ka cilësuar si ndikim direkt në sistemin e drejtësisë.

    Ai tha se në vend që të mbështet Prokuroria e Shtetit për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, anëtarët e VV-së po përdorin gjuhë jo të mirë, e që sipas Gashit, të njëjtit duhet të distancohen nga ajo.

    “Nëse ata ndikojnë në këtë formë, do ta dëmtojnë imazhin e Kosovës, pasi KPK-ja dhe Prokuroria e Shtetit janë një mekanizëm i pavarur dhe assesi nuk guxon një zyrtar shtetëror të përdorë këtë gjuhë siç e ka përdorur sot kryeministri e në vazhdimësi Qeveria e Kosovës karshi sistemit të drejtësisë”, tha Gashi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

    Tutje, Gashi tha se për AVONET, disa aktivitete të KEK-ut kanë qenë shqetësuese dhe se kryeministri i vendit është njëri nga përgjegjësit, pasi ka qenë në dijeni për to.

    “Raportet kanë qenë publike dhe janë të shfaqura në faqen e E-prokurimit. E, kryeministri është një prej përgjegjësve se si kryeministri s’e ka bërë një parandalim. Ne kemi marrë një shembull, transportin e punëtorëve të KEK-ut, relacioni Skenderaj – Drenas dhe anasjelltas, ky [Nagip Krasniqi] e ka bërë me negocim. Është një shqetësim sepse kushdo mund ta kryej këtë aktivitet. Dhe të mos e bëjë publik aktivitetin e prokurimit, është keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

    “Kemi raste të ndryshme ku flitet për projektet e riparimit kapital i turbinës të gjeneratorëve, loto 2, ku shifra është 6 milionë euro e që është e negociuar”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark