×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi thotë se kryetarët e komunave në Veri u zgjodhën pa votën e popullit, propozon një zgjidhje

    Insajderi
    31 May 2023 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-Zëvendësministri për Komunitete Milazim Gashi, në një intervistë televizive në RTV 21, tha se zgjidhja e problemit në veri është shumë e thjeshtë, është e rregulluar sipas ligjeve në fuqi për probleme të kësaj natyre, ku kryetarët zgjidhen pa votën e popullit, prandaj neni 72 e rregullon këtë problem.

    Sipas tij, Qeveria duhet të marrë masa dhe të vendosë sipas ligjeve, sepse e gjithë kjo situatë e krijuar shkon në favor të Vuçiqit.

    “Duhet të ndalemi te neni 72 i vetëqeverisjes lokale, i cili rregullon problemin lidhur me udhëheqjen e kuvendeve komunale në Mitrovicë, në mënyrë absolute, qytetarët me një peticion që është i rregulluar me ligj, në fakt kanë të drejtë, kjo është nje zgjidhje, por kam një vërejtje shumë serioze sepse institucionet qendrore, nuk e kanë analizuar këtë pikë në pikëpamje të opinionit publik, ku neni 72 i vetëqeverisjes lokale rregullon zgjidhjen e problemit të kryetarëve ku popullsia është kundër, ku në mnyrë absolute 20% e popullates kanë të drejtë të bëjnë një peticion dhe ta ndryshojnë kryetarin e komunës, dhe keto më së miri mund të gjinden tek,neni 72, paragrafi 72.1, paragrafi 72.2 dhe 72.3, ky nen me këto paragrafe e rregullon ligjërisht problemin e mosmarrëveshjeve per komunave dhe për kryetarët e komunave, të cilët janë zgjedhur pa votën e popullit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark