Taekwondisti, Jon Gashi, zuri vendin e 5-të në Kampionatin Evropian për junior, të mbajtur në Talin të Estonisë, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës.
Gashi (-73 kg), bursist i KOK-ut si shpresë olimpike 2023, arriti deri në çerekfinale, pas fitores në raundin e dytë, derisa të parën e kaloi pa luftë.
Garuesit tjerë, Elion Agushi dhe Mal Sahiti, nuk patën fat, duke u ndalur në raundin e dytë.