×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Gati një vit në arrati, arrestohet Zan Zeka -detaje nga dosja e shtetit kundër tij

    Insajderi
    28 November 2024 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se pas afro një viti në arrati, Policia e Kosovës ka arritur që të vë në pranga Zan Zekën. Ai ishte pjesëmarrës në një gjuajtje me armë sikur nëpër filma. Një person u plagos. Ai po dyshohet për “vrasje në tentativë”. Nuk “mblodhi mend” fare, pasi që edhe mbrëmjen e së mërkurës kur u arrestua ishte i armatosur. Insajderi sjell detaje nga Dosja e Prokurorisë kundër tij

    Gazeta Insajderi

    Ishte janari i këtij viti kur pasi kishte rënë terri, pas orës tetë të natës, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë ishin dëgjuar të shtëna. Dy të rijnë tentuan ta vrisnin një tjetër, por edhe ai gjuajti në dy të parët. Një ngjarje sikur nëpër filma.

    Hetimi i Shefit të Departamentit për Krime të Rënda në Prishtinë, Prokurorit Bashkim Zeqaj më vonë do ta zbardhte krejt situatëm.

    Por, njëri nga të dyshuarit arriti që të ikte nga vendi i ngjarjes, dhe që nga ajo kohë kishte mbetur në arrati. Prokurori Bashkim Zeqaj do të lëshonte pastaj urdhër arresti për të në nivel vendi dhe ndërkombëtar- që rezultoi që ai të mërkurën në mbrëmje të prangosje nga Policia.

    Por, si ndodhi ngjarja dhe me çka e ngarkon organi i akuzës Zan Zekën?

    “Ekziston dyshimi i bazuar se me date 11.01.2024 rreth orës 20:17 ne rrugën “Bajram Bahtiri” ne Prishtine, të pandehurit pas një mosmarrëveshje mes vete, ku të pandehurit Leutrim Krasniqi dhe Zan Zeka kanë shtëne me arme zjarri ne drejtim te pandehurit Veton Gashi ku e kane plagosur ne te dy këmbët, po ashtu i pandehuri Veton Gashi me arme pistolete ka shtëne disa here ne drejtim te dyshuarve Leutrim Krasniqi dhe Zan Zeka por nuk dihet nëse janë lënduar pasi qe te njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes i cili është gjendur ne arrati, më pastaj Veton Gashi dërgohet në QKUK”, thuhet në dosjën e Prokurorisë të deponuar në Gjyq, e që pritet që Gjykata të nxjerr vendim që Zekën ta dërgoi në paraburgim, pasi që shteti po thotë që ai me këto veprime ka kryer veprën penale “vrasje në tentative”.

    Në dosjen që e ka përpiluar Prokurori Bashkim Zeqaj bëhet me dije se arma me të cilën dyshohet se e ka kryer krimin Zan Zeka ishte e siguruar e përdorur ilegalisht, por që pasi që qëndroi gjatë në arrati, deri tash arma nuk është gjendur, megjithatë ai ngarkohet edhe me veprën “mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve”

    Gjatë aktit kur u gjuajtën me armë tre të dyshuarit, kishin dëmtuar edhe një veturë të një qytetari që qëlloi aty, prandaj Prokuroria po e ngarkon Zekën edhe me veprën e tretë penale: asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

    Kush janë katër të dyshuarit në këtë rast?

    Veton Gashi, Zan Zeka, Leutrim Krasniqi dhe Lirigzon Sejdiu janë katër personat e përfshirë në këtë rast gjuajte me armë, derisa Zan Zeka u kapë mbrëmjën e së mërkurës.

    “Vrasja në tentativë” është vepra për cka ata ngarkohen, por jo vetëm ajo. Ata ngarkohen edhe me “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

    Për këtë rast një kallëzim penal e kishte bërë Policia dhe Prokuroria mblodhi një sërë provash dhe shteti i ka deponuar Gjykatës në Prishtinë kërkesën me të cilën thotë se provat flasin që këta persona, përfshhir edhe Zan Zekën kanë kryer këto vepra penale, prandaj i kërkon që të futet në parbaurgim fillimisht për një muaj  me qëllim të sigurimit të pranisë së tij në procedurë, pengimit të përsëritjes së veprave penale dhe zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.

    Të kaluar kriminale e kishte armë kur u arrestua

    “Ky kusht është përmbushur me faktin se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartcekura, për çka është marr aktvendimi për fillimin e hetimeve nga kjo prokurori, e ku është përshkruar koha, vendi dhe mënyra e kryerjes së veprave penale, kurse këtë edhe më shumë e vërtetojnë provat: gëzhojat të armëve të zjarrit, Raporti Analitik i policisë së Kosovës ku e pasqyron rastin, vidoinqizimi, vetura Pasat e zezë me targa 01-156-QA, pronë e të dëmtuarit Esat Berishës, deklarata e vetë të pandehurit Veton Gashi deklarata e të ndjerit  Lirigzon Sejdiu, Raportet Mjekësore lidhur me të pandehurin Veton Gashi si dhe shkresat e tjera që gjenden në lëndë. Veton Gashi nga raporti i IML-së vërtetohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në shkresnë që i është deponuar Gjyqit.

    Aty thuhet se Zan Zeka ka rrezik të arratisjes ashtu siç ka qëndruar në arrati që nga koha e kryerjes së veprave penale. “Pikërisht për këtë arsye mund të arratiset prapë dhe mund të fshihet për tu mos privuar nga liria, me çka do të vështirësonte praninë e tij në këtë procedurë dhe do të ndikonte në zvarritjen e hetimeve”, thuhet në dosjën e Prokurorisë.

    Prokuroria kërkon nga Gjyqi që ta mbaj në paraburgim Zan Zekën edhe për faktin se ai ka një të kaluar kriminale, ka qëndruar në arrati gjatë, por pos asaj edhe mbrëmjën e së mërkurës kur u arrestua, ishte I armatosur.

    “…dhe në momentin e arrestimit me datë 27.11.2024, i është gjetur armë të cilën e ka hedhur nga ballkoni i shtëpisë të cilën më pastaj e ka gjetur policia e Kosovës, po ashtu edhe nga evidenca e të kaluarës kriminale, i njëjti dyshohen se ka kryer edhe vepra tjera penale dhe nëse i pandehuri i lartcekur lëshohet në liri ekziston rreziku që të përfundojnë veprën e tentuar apo të përsëritin veprën penale”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Gazeta Insajderi në janarin e këtij viti, kur ndodhi ky rast, kishte bërë një sërë raportimesh, që mund ti gjeni më poshtë: 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark