×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Plagosja mbrëmë në Prishtinë – Këta janë të dyshuarit që gjuajtën me armë zjarri/FOTO

    Insajderi
    12 January 2024 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë rreth orës 20:15 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në kryeqytet. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Insajderi ju sjell detajet e rastit.

    Persona që gjuajtën me armë zjarri siç mëson Insajderi janë Trim Krasniqi, Zan Zeka dhe Lirigzon Sejdiu.

    Insajderi ka mësuar se njëri nga të arrestuarit e që është liruar në procedurë të rregulltë është Lirigzon Sejdiu. Ndërkohë Trim Krasniqi e Zan Zeka ndodhen në arrati.

    Trim Krasniqi

    Zan Zeka

    Nuk dihet ende se kush është personi i dytë i arrestuar.

    Për rastin, Gazeta Insajderi ka raportuar mbrëmë ekskluzivisht.

    Nga burime të sigurta është bërë me dije se personi që ka mbetur i plagosur është Veton Gashi i njohur me nofkën “Canki”.

    Policia, sot përmes raportit 24 orësh ka bërë me dije konflikti ka nisur mes katër personave, teksa u konfirmua se i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK.

    Në anën tjetër konfirmuan se dy persona janë arrestuar dhe pastaj liruar në procedurë të rregulltë, derisa po vazhdon kërkimi i Krasniqit e Zekës.

    “Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë, një i dyshuari është plagosur dhe është trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark