Barcelona dhe Real Madrid po përballen në xhiron e 10-të të La Ligas, takim ky që njëherish përbën derbin më të madh të futbollit, shkruan Insporti.
Sidoqoftë, talenti i Barcelonës, Gavi ka vendosur një rekord që do ta mbajë në histori.
Gavi është bërë lojtari më i ri që nis në “El Clasico” në shekullin e 21-të duke qenë vetëm 17 vjeç dhe 80 ditë.
Ndryshe, Real Madridi po triumfon me rezultat 0-1 me golin e Alabas, i cili poashtu është debutues në “El Clasico”.