×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gazeta Blick shkruan për raportimin e Insajderit, konfirmohet arrestimi i këngëtarëve shqiptarë

    Insajderi
    19 April 2024 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta më e njohur në Zvicer “Blick”, ka shkruar për arrestimin e emrave të njohur të estradës në një diskotekë atje. “Blick” i është referuar raportimit të Gazetës Insajderi, për arrestimin e këngëtarëve: Sinan Hoxha, Soni Malaj, Don Phenom dhe Eugena Aliu.

    Për këtë medium policia zvicrane e ka konfirmuar arrestimin e këngëtarëve.

    Sipas “Blick” ata kanë marrë urdhër penal, ndër të tjera për shkelje të ligjeve të emigracionit.

    Bastisjen e ka konfirmuar edhe Policia Kantonale e Cyrihut. Sipas zëdhënësit Roger Bonetti, janë arrestuar gjithsej pesë burra dhe dy gra. “Të gjithë vijnë nga Shqipëria apo Kosova”, thotë Bonetti.

    Operacioni në Buchs u zhvillua si pjesë e një operacioni në shkallë të gjerë gjatë dy fundjavave të fundit në disa rrethe të kantonit të Cyrihut. Sipas një deklarate të lëshuar të martën, policia ka kontrolluar gjithsej 13 klube, menaxherët, punonjësit dhe mysafirët e tyre.

    Policia gjatë operacionit në fjalë ka arrestuar 47 persona, kryesisht për shkelje të ligjit për të huajt dhe integrimin. Në disa lokale, policët kanë sekuestruar pistoleta, municione, një pistoletë bosh dhe një shkop bejsbolli. Janë raportuar 70 persona.

    Edhe në bastisjen e bërë në Buchs janë gjetur armë. Siç shpjegon zëdhënësi i policisë Bonetti, të arrestuarit atje akuzohen, ndër të tjera, për shkelje të ligjit për të huajt dhe shkelje të ligjit për armët.

    “Të gjithë të arrestuarit u raportuan dhe shumica kanë marrë një njoftim penal nga prokurori publik,” thotë Bonetti. Tani ata janë sërish të lirë. Në asnjë rast nuk është caktuar paraburgimi.

    Gazeta Insajderi ka raportuar para dy ditë për arrestimin e këngëtarëve të njohur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark