×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Gazetares së RTK-së iu thehet xhami i veturës

    Insajderi
    28 March 2023 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetares së RTK-së njëherit shkrimtares, Ilire Zajmi i është thyer vetura sot në lagjen “Dardania”. Zajmi e ka publikuar vet fotografinë kur shihet dëmi që i bërë automjetit të saj.

    “Dikujt i pengoi vetura ime, e ia theu xhamin1”, ka shkruar ajo.

    Gazeta Insajderi e ka kontaktuar gazetaren për të kuptuar më shumë detaje. Ajo konfirmoi se rasti tashmë është paraqitur në Policinë e Kosovës.

    Ndërkohë që u shpreh se nuk ka asnjë dyshim se kush mund të qëndrojë prapa këtij akti.

    E kam paraqitur rastin në polici. Nuk kam ndonjë dyshim. Sot në mëngjes kur jam nisur për në punë e kam hetuar. Në dy vende ishte thyer forcërisht”, tha ajo për Insajderin.

    Ditë më parë cak i një sulmi ishte edhe gazetari tjetër i RTK-së, Alban Selimi. Një person ia vuri flakën garazhit së shtëpisë së gazetarit.

    Personit të dyshuar për kërcënim ndaj gazetarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark