×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gazetarët e bojkotojnë konferencën e qeverisë për shkak të vonesës së Hekuran Muratit

    Insajderi
    25 January 2023 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetarët e akredituar në Qeverinë e Kosovës e kanë bojkotuar konferencën e paraparë të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për shkak të vonesës së tij.

    Për këtë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, fajësoi mediat se konferenca nuk u mbajt meqë “interesi publik nuk u vendos në rend të parë”.

    Si arsye për vonesën e Muratit, Kryeziu e la një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar, derisa shtoi se kjo “situatë ka mundur të shmanget”.

    “Shprehim keqardhje për atë që ndodhi sot. Vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme meqë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar. Mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht. Me gjithë konsideratën për punëtorët e medieve që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget. Konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun. Sot nuk pati konferencë për media sepse interesi publik nuk u vendos në rend të parë”, ka shkruar ai.

    Ndërkaq, gazetarët e pranishëm sot që pritën Muratin të dalë në konferencë kanë shprehur mllefin me ekzekutivin, duke deklaruar se kjo nuk është hera e parë që një ministër vonohet në konferenca të tilla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark