×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari Hasimja: Marre që pas bojkotimit të produkteve serbe po i rritni çmimet

    Insajderi
    18 January 2023 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Milot Hasimja ka reaguar pas rritjes së çmimeve të produkteve, që vie pas bojkotimit të prodhimeve serbe.

    Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Hasimja u ka bërë thirrje prodhuesve vendorë që të mos i rrisin çmimet.

    Sipas Hasimes, prodhuesit vendorë po ia “nxjerrin fundin”.

    “Prodhuesit vendore kane nis rritjen e çmimeve pas bojkotit te prodhimeve serbe, mos ja nxjerrni fundin, mos i shtini qytetaret me ju kthy çmimeve më të lira, marre prej jush” – shkroi ai.

    Ndryshe, Kosova këtë vit ka importuar mallra në vlerë prej 371.6 milionë euro nga Serbia, e cila sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës llogaritet të jetë partneri i katërt tregtar i Kosovës në këtë aspekt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark