×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gazetari hedh dyshime të rënda për tradhti të Ikballe Hudutit: Mund të jetë e lidhur me një burrë tjetër

    Insajderi
    18 October 2022 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë se nëse Ikballe Huduti kërkon gra tjera për bashkëshortin e saj, atëherë ajo mund të jetë e lodhur me një burrë tjetër. Këto komente gazetari i ka bërë duke u thirrur në kujdesin që mediat duhet të kenë në transmetimin e këtyre temave që ai i cilëson si personale, shkruan Gazeta Insajderi.

    Krasniqi ka thënë se mediat duhet të kenë kujdes për përmbajtjen që e transmetojnë te audienca. Ai ka folur për Ikballe Hudutin, një qytetare që flet mbi tema të ndryshme dhe që kohëve të fundit ka marrë shumë vëmendje.

    Së fundmi ajo u bë e famshme për deklaratat e saj se ishte interesuar që bashkëshortit të saj t’ia gjejë edhe dy gra të tjera.

    Krasniqi, duke folur në Pressing të T7, ka thënë se kjo temë është personale që nuk do të duhej të transmetohej. Sipas tij, nëse Huduti  kërkon gra për bashkëshortin e saj, atëherë ajo mund të jetë lidhur me një burrë tjetër.

    “Nëse ajo ia ka gjetur dy gra, tre gra… ajo është në lidhje me një burrë tjetër. Kjo është shumë personale, pse duhet me thirrë Ikballen për këto tema”, ka deklaruar Krasniqi.

    Krasniqi ka thënë se Huduti po prek me qëllim temat e ndjeshme për të marr vëmendjen e qytetarëve.

    “Ajo krejt kohën folë për Iran, për kulturën e Iranit, për fenë, ajo fe sipas saj është e vërteta. Ajo e di shumë mirë çka po flet, e përdor shumë mirë për me marrë vëmendjen”, ka thënë Krasniqi.

    Sipas tij, me rastin e Hudutit, kanë dështuar shumica e mediave.“Ajo e ka arritur qëllimin e saj, ka arritur të dal në shumë media. Kanë dështuar shumica e mediave, të cilat nuk janë ndalë se çka është kjo që ajo do ta sjell. Nuk janë ndal me këqyrë se kush është ky person. E shikova biografinë e saj, ajo i kishte 13, 14 profesione”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark