Tashmë telenovela Haaland-Manchester City nuk është më një thashethem.
Gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se Haaland tashmë është një lojtar i klubit anglez, por zyrtarizimi do të vijë gjatë kësaj jave.
Haaland ka kryer vizitat mjekësore sot në Belgjikë nga mjekët e Manchesterit. Dokumentat janë gati për t’u firmosur nga bomberi norvegjez. Manchester city do të paguajë klauzolën e Haaland e cila është rreth 75 milionë euro.
Sulmuesi dhe familja e tij kanë kërkuar që gjithçka të zyrtarizohet brenda kësaj jave. Haaland do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2027 me Citizens, ku pritet të përfitojë rreth 375 mijë paund në javë.