×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gazetari Kërquki komenton mos reagimin e presidentes Osmani për sulmin fizik që iu bë gazetarit Syla

    Insajderi
    14 April 2023 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e parë ndaj tre Okan Hasanit, Kenan Hasanit e Lum Dervishit, të njëjtit po dyshohen për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla. I pranishëm në ambientet e gjykatës u pa edhe gazetari, Leonard Kërquki, i cili poashtu në natën kritike ndodhej fare pranë hapësirës ku u sulmua Syla.

    Kërquki i tha Insajderit se sulmi ndaj Sylës ka qenë brutal.

    Duke i falënderuar të gjitha instancat për reagim të shpejt, ai nuk ka pa përmendur mos-reagimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

    Sulmi ndaj Valonit ka qenë brutal edhe e mira është që ka pasur një reagim të jashtëzakonshëm përfshirë edhe të organizatave ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e gazetarëve e po ashtu të institucioneve prej nivelit më të lartë prej Kryeministrit, Kryeparlamentarit, Ministrisë së Drejtësisë përjashto presidencën fatkeqësisht kanë dalë në mbrojtje të Valonit”, u shpreh ai.

    Sipas tij atë natë të gjithë kanë qenë në krye të detyrës.

    Edhe njëherë ritheksoi se Syla u sulmua veç pse është gazetar teksa bëri thirrje që shteti të jetë më i vëmendshëm për këto raste.

    Na besojmë që shteti duhet me pas një vëmendje më të madh sidomos pas rastit të Valonit, por ne nuk mundemi me u kufiziu për faktin që edhe mundemi me u sulmu secili prej nesh”, tha ai.

    I pyetur se a do të ndikojë ky sulm në frikësim të gazetarëve ai u shpreh se “Ne nuk mundemi me kufiziu vetën për shkak të këtij rasti, përkundrazi ky rast vetëm na motivon më shumë për me kry punën tonë si gazetarë”.

    Ndërkohë, Gjykata tashmë ua ka caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh tre të dyshuarve për sulmin ndaj gazetarit Syla.

    Lajmin për Insajderin e  ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    Po është marr vendimi, është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për tre të dyshuarit”, tha Gashi për Insajderin.

    Video:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark