Gazetari serb, Branislav Kërstiq ka thënë se gruaja e kryeministrit Albin Kurtit është duke jetuar dhe punuar në Beograd.
“Gruaja e kryministrit tonë është e punësuar në Beograd dhe është duke jetuar në Beograd”, ka thënë Kërstiq.
“Gruaja e kujt?”, është pyetur nga Sadiku në Politiko.
Kërstiq është shprehur i bindur se gruaja e Kurtit është e punësuar në një kompani ndërkombëtare, e cila e monitoron dhe udhëheq prodhimin e elektricitetit në Serbi.
“Gruaja e z.Kurtit është duke punuar në Beograd. Është e angazhuar në një kompani ndërkombëtare e cila është duke monitoru dhe udhëheq krejt prodhimin e elektrecitetit në Serbi edhe krejt trafiku në shtetin e Serbisë”, ka thënë Kërstiq.
“Lista serbe është partnere e qeverisjes aktuale, partner në çdo hap në veri të vendit”, thotë më tej.