×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Gazetari: Si ra Vis Martinaj në duart e ekzekutorëve, videoja që e fundosi

    Insajderi
    31 July 2023 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prej një viti mbreti i basteve Ervis Martinaj rezulton i zhdukur. Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ka zbuluar skemën se si sipas tij kundërshtarët e Martinajt arritën ta fusnin atë në kurth.

    Ai tha se bëhet fjalë për një ngjarje të cilën vetë nuk e ka hasur as nëpër filma apo libra që ka lexuar pasi kundërshtarët e Martinaj janë treguar aq të zgjuar saqë nuk i kanë lënë atij hapësirë të dyshonte se i kishin ngritur kurth.

    Sipas tij, Vis Martinajt iu dërgua një video e kundërshtarit kryesor, se gjasme ishte marrrë peng dhe iu tha se mund të shkonte ta merrte për ta ekzekutuar.

    Në fakt vieoja ishte e rreme dhe një kurth që solli fundin e mbretit të lojërave të fatit.

    “A kërkonte ky Ervis Martinaj, paguante njerëz të ndryshëm e thoshte “më sill kokën e tij”, kjo u përdor në të kundërt të tij. Kundërshtarët e tij u mblodhën dhe në mënyrë shumë të zgjuar, unë s’e kisha hasur as nëpër filma e libra që kam lexuar, ata marrin një nga kundërshtarët kryesorë të tij në marrëveshje dhe i ngrenë një grackë.

    Ata e lidhin në një karrige dhe me miratimin e tij fillojnë ta filmojnë kur dy persona e qëllojnë dhe e bëjnë gjak realisht këtë njeri. Ata i çojnë video Vis Martinaj dhe i thonë këtë po kërkon ti?

    Hajde e mere se e kemi ne. Ai i bindur nga videoja që ishte krejtësisht origjinale, ra në kurth dhe ata e kapën dhe kjo është historia e tij. Kjo është histori që policia pa dyshim e di, ka vajtur edhe në objekte të ndryshme, por nuk kanë gjetur asnjë provë”,-tha gazetari Dervishi.

    Madonna ndihet me fat që është gjallë pas shtrimit në spital
    Read more
    Advertisement
    Skip Ad ❯

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark