×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gazetarja nga Brukseli: Mund të ketë dhe sanksione ndaj Serbisë

    Insajderi
    12 December 2022 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbledhja e sotme e Ministrave të Jashtëm të BE-së mund të dalë dhe me sanksione ndaj Serbisë. Sipas saj duket se ka një ndryshim në qëndrimin e BE-së ndaj Serbisë, sidomos pas sulmit të serbëve në veri të Kosovës ndaj EULEX që është edhe forca policore më e madhe e Bashkimit Europian.

    Sipas raportimeve është koha që Josep Borrel të flasë qartë, por gjithashtu i është kërkuar që të jetë i shkoqur me sjelljen që ka bërë Serbia deri tani. Është hera e parë që BE thotë që këto gjëra nuk i tolerojmë. Mund të ketë dhe sanksione. Qeveria e Kosovës ka kërkuar që të dënohen me sanksione,sidomos disa persona serbë në veri të Kosovës që mendohet të kenë rekorde kriminale’.

    Për të, Serbinë e pret ndëshkimi. ‘Serbia me informatat që kemi deri tani do të mundohet ta tensionojë situatën deri në mars 2023, sepse projekti franko – gjerman nuk është në favor të Serbisë, por në favor të Kosovës, sepse nuk lejohet cënimi i territorialitetit, i sovranitetit të Kosovës. Serbia është në krahun e agresorit, e ka humbur mbështetjen’.

    Sipas gazetares së ABC në Bruksel Erisa Zykaj ‘BE e ka ndryshuar qendrimin ndaj Serbisë, në fillim iu pre gazit, dhe në deklaratën e Tiranës është kërkuar që vendet që nuk e kanë dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë duhet ta bëjnë këtë. I është dhënë kohë për sanksionet e BE për Rusinë. Tani po shihet që Serbia është shkaktarja e trazirave në Kosovë’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark