×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Gazetarja që na ndiqte nëpër ara”, “E pyeta traktoristin për Lajçakun”, Kurti përpiqet të bëjë humor,  por lanson ofendime

    Insajderi
    13 October 2022 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkuar për vizitë në Gjilan.

    Kurti njoftoi publikun se bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni dhe Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar bujkun Osman Osmani nga fshati Mireshi i Gjilanit. Por, rrëfeu edhe një ngjarje që i ndodhi teksa ka biseduar me bujqit.

    Përmes një postimi në Facebook, kryeministri tha se teksa po bisedonte me bujqit, një gazetare e ka ndjekur nëpër ara dhe e ka pyetur me insistim për Lajçakun.

    Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”, tha kryeministri Kurti.

    Kreu i ekzekutivit u mundua të bëjë humor me këtë postim, por më shumë duket si ofendim.

    Tutje, Kurti tha se nga 5 deri me 30 tetor është koha ideale për drithërat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark