×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja ruse deklaron se “Kosova është Serbi” pasi lirohet nga Policia e Kosovës

    Insajderi
    16 September 2016 - 23:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sazonova, e cila u arrestua në Rahovec dhe u mbajt nga policia për një ditë, përmes një njoftimi në Facebook ka falënderuar qeverinë ruse, e cila gjatë ditës së sotme “kërkoi lirimin e menjëhershëm të Sazonovas”.

    Oksana Sazonova, ka kritikuar shtetin e Kosovës për mënyrën se si arrestojnë gazetarët, duke lënë mënjanë deklarimet e Policisë së Kosovës, të cilët thonë se gazetarja është futur ilegalisht në Kosovë, pa vizë dhe pa vulë regjistrimi në pikën kufitare të Kosovës, raporton Insajderi.

    Policia e Kosovës deporton në Serbi gazetarën ruse

    “Ne jemi mirë dhe po shkojmë drejt Serbisë Qendrore. Faleminderit miqve të dashur për përkrahje! Faleminderit qeverisë ruse që është përfshirë me kohë, dhe më pas ata poshtë kanë qenë korrekt ndaj nesh”, ka thënë Sazonova.

    Më tej, Sazonova kritikon shtetin e Kosovës, madje shprehet se nuk i kuptoi veprimet e autoriteteve kosovare, raporton Insajderi.

    “Imagjinojeni, arrestojnë gazetarët në vendin që duket se po e mbron e gjithë bota (UN, NATO, Euleks, dhe çdo gjë),  dhe asgjë nuk po i intereson. Por, do të bëhet më mirë! Krimea është Rusi – Kosova është Serbi!”, ka shkruar ajo.”

    Policia e Kosovës përmes një njoftimi bëri të ditur se ka depërtuar në Serbi, ukrainasin, i cili pretendonte se ishte koleg gazetar i Sazonovas, Sergei Belous dhe Oksana Sazonovan, e cila edhe pse e lindur në Ukrainë kishte nënshtetësi ruse. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark