Qeveria e ka emëruar Gazmend Hoxhën, drejtor të Policisë së Kosovës.
Kjo pasi Hoxha është renditur i pari me pikë në konkursin e shpallur për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë.
Emri i tij është bërë publik nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Gazmend Hoxha, i cili aktualisht mbanë pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione, nga plot 40 pikë sa ishin në fjalë, ka grumbulluar 27.5 sosh./Gazeta Insajderi/