×
Insajderi

U vlerësua si më i miri nga britanikët – Gazmend Hoxha flet për Insajderin

Insajderi
08 February 2023 - 15:46

Kandidati, Gazmend Hoxha është renditur i pari me pikë në konkursin e shpallur për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë.

Emri i tij është bërë publik nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Por, një njoftim zyrtar për këtë rezultat vetë Gazmend Hoxha ende nuk e ka pranuar.

I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Hoxha tha se ende nuk është njoftuar zyrtarisht lidhur me rezultatin.

Unë ende nuk kam pranuar një njoftim nga Ambasada e as nga askush tjetër”, tha ai.

Gazmend Hoxha, i cili aktualisht mbanë pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione, nga plot 40 pikë sa ishin në fjalë, ka grumbulluar 27.5 sosh.

Të dhënat janë publikuar prej Ambasadës së Britanisë së Madhe.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark